Telegrafi Podcast Network sjell podcaste origjinale dhe informuese nga ekspertë të fushave të ndryshme për të informuar, edukuar dhe inspirituar audiencën.

Latest Episodes

Melita Ymeraga - Kontabiliteti, aftësitë profesionale dhe AI – si po ndryshon rruga drejt tregut të punës? #1

Si po e ndryshon inteligjenca artificiale kontabilitetin dhe cilat aftësi po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për tregun e punës? Episodi trajton rolin e teknologjisë në këtë profesion, rëndësinë e përvojës praktike dhe mënyrën se si të rinjtë mund të përgatiten më mirë për kërkesat e reja të tregut.

#41: Përballje: Gino Mulliqi i “Albanians for America” - A është Kosova ende prioritet në Washington?

Përfaqësuesi i organizatës “Albanians for America”, Gino Mulliqi, ka deklaruar se Kosova duhet ta intensifikojë angazhimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sot nuk e ka më vëmendjen që kishte në periudhën e luftës dhe të shpalljes së pavarësisë. Në një intervistë për “Përballje Podcast”, Mulliqi foli për raportet Kosovë–SHBA, rolin e diasporës shqiptare, anëtarësimin e Kosovës në NATO, pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe nevojën për investime strategjike amerikane.

#40: Përballje: Zef Shala - Roli i “Nënës Terezë” në vitet ’90 dhe gjatë luftës

Cila është historia e Shoqatës “Nëna Terezë” dhe në çfarë rrethanash u themelua ajo? Kur nisi iniciativa, kush ishin themeluesit dhe si u krijua një nga rrjetet më të mëdha të solidaritetit në Kosovë? Si funksionoi shoqata nga viti 1990 deri më 1997 dhe si ndryshoi misioni i saj me përkeqësimin e situatës dhe fillimin e luftës? Kush ishin donatorët e parë dhe cilat qenë aksionet e para humanitare e shëndetësore? Si siguroheshin ushqimet, barnat dhe ndihma për mijëra familje, në një kohë kur shqiptarët ishin përjashtuar nga institucionet publike?  Zef Shala, një nga themeluesit dhe drejtuesi i Shoqatës “Nëna Terezë”, rrëfen për sfidat, rreziqet dhe organizimin e viteve ’90, si dhe për materialet arkivore që dokumentojnë dhunën sistematike të regjimit serb në Kosovë. Si ka ndryshuar shoqata pas luftës dhe cili është misioni i saj sot?

#83: Shëndeti në rend të parë – Luan Morina, neonatolog

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i ftuar është neonatologu Luan Morina. Ai foli për ditët dhe muajt e parë të jetës së foshnjës dhe shqetësimet më të shpeshta të prindërve të rinj.Në fokus janë e qara e parë, ushqyerja me gji, gjumi, temperatura e ambientit, verdhëza dhe kujdesi ndaj kërthizës. Morina shpjegon edhe si ta kuptojnë prindërit nëse foshnja po ushqehet mjaftueshëm dhe kur duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore. Një pjesë e rëndësishme i kushtohet vaksinimit, vizitave pas lindjes dhe kujdesit që duhet treguar me foshnjat gjatë verës. Mbështetur nga: - United Hospital Prishtinë - United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional. Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/ - Qendra laserike e syrit "Kubati"  - Qendra Laserike e Syrit Kubati është institucioni më i kompletuar në ofrimin e shërbimeve oftalmologjike në Kosovë si nga aspekti i përgatitjes profesionale të personelit, poashtu edhe përditësimit të teknologjisë. Për më shumë: https://qls.kubati.net/ - E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. Për më shumë: https://ebukura.com/

#82: Shëndeti në rend të parë – Ymer Durmishi, kirurg abdominal

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, kirurgu abdominal, Ymer Durmishi foli për shëndetin e organeve abdominale, simptomat që nuk duhet të neglizhohen dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm. Në fokus janë dhimbjet e barkut, të vjellat, diarreja, fryrja e barkut, gurët në tëmth dhe rreziqet që lidhen me pankreasin. - United Hospital Prishtinë - United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional. Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/ - E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. Për më shumë: https://ebukura.com/