Shows

Arena e Yjeve - Telegrafi

Arena e Yjeve - Telegrafi

Një podcast autentik nga Telegrafi, ku çdo episod sjell në qendër të vëmendjes historitë, sfidat dhe sukseset e figurave më të ndritura nga bota e sportit. Me një atmosferë të ngrohtë dhe biseda të thella, Lavdimi, Romaku dhe Shkumbini i ftojnë mysafirët të ndajnë përvojat e tyre, historitë e rrëfimet interesante, të zbulojnë anën e panjohur të famës dhe të inspirojnë dëgjuesit me rrëfime autentike dhe emocionale. 🎧 Çdo javë – një histori e re, një yll i ri në arenë
Shëndeti në Rend të Parë - Telegrafi

Shëndeti në Rend të Parë - Telegrafi

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” me autore Elfije Boletini-Bejtullahu çdo të diele sjelle biseda informuese me profesionistë të shëndetësisë, mjekë, studiues dhe specialistë të fushave të ndryshme për t’i ofruar publikut informacion të saktë mbi çështje të rëndësishme që lidhen me shëndetin. Nga këshillat për një jetë të shëndetshme, informata për sëmundje të ndryshme, simptomat, diagnostikimin e trajtimet e fundit mjekësore, me bisedat me profesionistë të fushës përmes secilit episod synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të ndihmojmë dëgjuesit tanë të dinë më shumë për shëndetin e tyre. Podcasti trajton një gamë të gjerë temash për sëmundje kronike, shëndetin mendor, stilin e jetesës, përfshirë ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, kujdesin ndaj grave dhe fëmijëve, kujdesin për të moshuarit, rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve dhe edukimin shëndetësor, etj. Qëllimi i podcastit “Shëndeti në rend të parë” është të afrojë informacion të besueshëm dhe të dobishëm për publikun e gjerë, për të ndikuar në mirëqenien e të gjithëve.
Përballje - Telegrafi

Përballje - Telegrafi

"Përballje" me autor kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu, është një platformë edukative dhe informuese që ka për qëllim të ndriçojë çështjet kryesore që preokupojnë shoqërinë kosovare dhe më gjerë. Duke ofruar hapësira për diskutime të thella mbi temat shoqërore, politike, ekonomike, ndërmarrësi, sociale e veçanërisht angazhimin e të rinjve, grave dhe diasporës, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.
Duaj e Ruaj Pyjet

Duaj e Ruaj Pyjet

Podcasti "Duaj e Ruaj Pyjet" është në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia. Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve, zbatimi i ligjit dhe investimet shtetërore mbeten sfida kyçe për sektorin e pylltarisë në Kosovë, pavarësisht një kornize ligjore të avancuar dhe mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë. #Telegrafi #FAO #DuajeRuajPyjet #Kosova
Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi

Bëje Tënden, Regjistroje Pronën - Telegrafi

Ky podcast është një iniciativë e prodhuar nga Telegrafi, në kuadër të projektit PIAKOS, i zbatuar nga ATRC dhe i financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Nëpërmjet intervistave dhe bisedave me ekspertë, drejtues të institucioneve, aktivistë dhe profesionistë të ndryshëm, podcasti trajton sfidat, zgjidhjet dhe rëndësinë e regjistrimit të pronave në Kosovë. Tema kryesore përqendrohet në rritjen e transparencës, formalizimin e pronësisë, përkrahjen juridike për qytetarët dhe rolin e institucioneve shtetërore dhe organizatave civile në avancimin e të drejtave mbi pronën. Qëllimi i këtij podcasti është të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e regjistrimit dhe mbrojtjes së pronës, të ofrojë njohuri praktike dhe të promovojë dialogun mes aktorëve kyç për zhvillimin e një sistemi të besueshëm dhe të drejtë pronësie. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin apo Telegrafit.
Edukimi medial - Telegrafi

Edukimi medial - Telegrafi

"Edukimi medial" është një seri podcastesh informative dhe analitike e prodhuar nga Telegrafi.com, me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Ky podcast trajton temat më të rëndësishme për median, dezinformimin dhe shoqërinë digjitale në Kosovë. Në çdo episod, përmes bisedave me ekspertë, përfaqësues institucionalë dhe profesionistë të fushës, podcasti synon të nxisë reflektim dhe debat mbi sfidat e gazetarisë bashkëkohore, edukimin medial dhe qëndrueshmërinë e mediave. Gjatë serive do flasim për tema si dezinformimi, roli i Këshillit të Mediave të Shkruara dhe Komisionit të Pavarur të Mediave, dhuna online ndaj grave, siguria kibernetike dhe raportimi i mediave të komuniteteve në Kosovë, çështjet ligjore dhe praktike që ndikojnë median — përfshirë Rregulloren e re të KPM-së dhe rëndësinë e verifikimit të fakteve në periudhat zgjedhore. “Edukimi medial” shërben si një hapësirë e hapur për dialog të informuar, analizë kritike dhe ndërtim të kulturës mediale në Kosovë.
Swisscontact Kosovo Podcast - Gati për tregun e punës

Swisscontact Kosovo Podcast - Gati për tregun e punës

Swisscontact Kosovo Podcast sjell biseda, histori dhe perspektiva mbi zhvillimin ekonomik, punësimin, aftësitë profesionale dhe sipërmarrjen në Kosovë. Përmes diskutimeve me ekspertë, profesionistë dhe partnerë, podcasti trajton sfidat dhe mundësitë që ndikojnë në zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, gratë, bizneset dhe komunitetet. Podcasti realizohet në kuadër të Matching Skills to Jobs (MSJ), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC) që zbatohet nga Swisscontact. Projekti synon të përafrojë zhvillimin e aftësive me nevojat reale të tregut të punës, duke punuar me ofrues trajnimesh, kompani dhe institucione. Në çdo episod, podcasti u jep zë njerëzve që e jetojnë këtë ndryshim nga afër: trajnerëve, punëdhënësve, të rinjve dhe partnerëve që po e formësojnë tregun e punës.